image Anton Quni dorëhiqet nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren

Politikë

Anton Quni dorëhiqet nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren

news image

Anton Quni ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren.

Quni ka thënë se këtë vendim e ka marrë si përgjegjësi morale për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, përkundër ngritjes së numrit të votave, në krahasim me zgjedhjet nacionale 2021, dhe rritjes së numrit të kuvendarëve, ishte e pamjaftueshme që të jemi në raundin e dytë për të parin e komunës.

Ai ka thënë se nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e tij i ka bartur te nënkryetari Hatim Baxhaku.

“Unë vazhdoj të mbetem dhe të angazhohem si anëtar i Kryesisë së Degës, Nënkryetar i LDK-së në qendër dhe deputet i GP të LDK-së. Të qenit kryetar i degës ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por jam i bindur se me dorëheqjen time po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren, nëndegëve dhe forumeve, me të cilin do të krijohen parakushtet për afirmimin e të rinjve te Prizrenit, ruajtjen e bërthamës por edhe hapjen e dyerve për më shumë njerëz e kuadro që do ta forcojnë LDK-në dhe do ta bëjnë konkurente serioze për ciklin e ri zgjedhor. Faleminderit të gjithë votuesve dhe bashkëpunëtorëve që në çdo situatë më qëndruan afër. Ju jam mirënjohës dhe vazhdojmë me punë të mira për vendin e për LDK-në”, ka shkruar ai. /GazetaSinjali/