image Ankesa nga të ardhurit në Kosovë: Në rrugë ishim në Durrës, në rrugë mbetëm edhe këtu

Ankesa nga të ardhurit në Kosovë: Në rrugë ishim në Durrës, në rrugë mbetëm edhe këtu

news image

Disa banorë që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë, janë duke u ankuar se nuk po strehohen nga institucionet në Kosovë.

Ata pretendojnë se në fillim u ishte thënë se ka vend për strehim në Kosovë, por pasi kanë ardhur, objekti i paraparë për strehim të personave nga Shqipëria nuk po i zë më.

Sipas asaj që raporton Klan Kosova objekti i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës nuk po i zë më shumë se 500 persona.

“Kemi ardhur që të strehohemi, por këtu thonë se nuk ka vend se është mbushur”, thotë një person që me gjithë familjen ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë.

“Rrugëve të Durrësit dhe rrugëve këndej në Kosovë, na bëni ndonjë zgjidhje se kemi edhe fëmijë”, thotë një grua tjetër./Gazeta Sinjal/