Anjeza Bellanica, 18-vjeçarja nga Krusha e Madhe e Rahovecit, është në mesin e dhjetë kosovarëve që vdiqën në aksidentin tragjik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, mëngjesin e djeshëm, raporton Gazeta Sinjali.
Humbjen e saj e ka përjetuar rëndë familja e saj e cila e kishte kërkuar për orë të tëra atë në spital, duke menduar që është ende gjallë.
Babai i saj ka bërë një postim prekës për të bijën e tij, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e saj.
“Anjezë, ma këpute shpirtin bab, në xhenet të takoftë babi”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/