image Anglia e dënon Sterlingun për shkak të përleshjes në stërvitje – a do të rikthehet kundër Kosovës?

Futboll

Sport/ Anglia e dënon Sterlingun për shkak të përleshjes në stërvitje – a do të rikthehet kundër Kosovës?

news image

Raheem Sterling është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi të enjten, pas një zënke në stërvitje me bashkatdhetarin e vet, yllin e Liverpoolit Jose Gomez.

Në fakt një zënkë mes tyre kishte pasur edhe ndeshjen e të dielës mes Liverpool dhe Manchester Cityt..

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, tha se Sterling ishte ende nën emocione të derbit Liverpool – Manchester City.

Përleshja e së hënës në stërvitje me “Tre luanët” i ka kushtuar Sterlingut me humbjen e mundësisë për të luajtur të enjten kundër Malit të Zi në Wembley.

Pas tri ditësh, Anglia e viziton Kosovën në ndeshjen përmbyllëse të Grupit A kualifikues dhe nuk dihet nëse Sterling do të luajë.

“Kemi vendosur që mos ta konsiderojmë Sterlingun për ndeshjen me Malin e Zi të enjten”, tha Southgate./Gazeta Sinjali/