image Momenti kur Berisha i vuri në gjumë dy lojtarët e Liverpoolit

Futboll

Video/ Momenti kur Berisha i vuri në gjumë dy lojtarët e Liverpoolit

news image

Tifozët e kombëtares angleze u dëshpëruan mbrëmë nga dy lojtarët e Liverpoolit, Jordan Henderson dhe Trent Alexander-Arnold, veçanërisht nga ky i fundit.

Te goli i dytë i Kosovës, mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit ra në grackën e Valon Berishës, pasi futbollisti kosvar e shmangi atë për mbrekulli duke u futur në zonë për ta pritur pasimin fantastik të Vedat Muriqit. Pasi pranoi topin, Berisha bëri edhe një veprim të jashtëzakonshëm, duke e mashtruar me top mesfushorin e Liverpoolit, e më pas e çoi topin në cepin e portës së Anglisë, shkruan Gazeta Sinjali.

England-v-Kosovo-Euro-qualifier

Arnold i shkaktoi goxha vështirësi mbrojtësit të majtë të Kosovës, Florent Hadërgjonajt, por në fazën mbrojtëse u demolua nga Berisha dhe kjo nuk mbeti pa u vënë re nga tifozët e Anglisë.

Përmes Twitterit, tifozë të shumtë anglezë kanë sulmuar ashpër Arnoldin për paraqitjen e mbrëmshme kundër Kosovës. /Sinjali

https://twitter.com/_Scott39i/status/1171538100197175296
Momenti kur Valon Berisha i vë në gjumë dy kampionët e Evropës me Liverpoolin
https://twitter.com/ZappyZinchenko/status/1171533424483418113
https://twitter.com/194514aiden/status/1171528269356658699
https://twitter.com/__JamieWest/status/1171526463478095881