“Është një çështje e të drejtave të njeriut”. Kështu e cilësoi Angelina Jolie divorcin e saj nga Brad Pitt gjatë një interviste të gjatë për “Guardian”.
Jolie, e cila akuzoi ish-bashkëshortin e saj për dhunë në familje, shpjegon se në një moment kishte frikë për sigurinë e saj dhe të fëmijëve.
Detajet e historisë personale të Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk janë ende plotësisht të qarta.
“Nuk mund të flas për këtë gjë, pasi jam ende në mes të një procesi ligjor”, u shpreh ylli i Hollywoodit, që për herë të parë zbuloi diçka më shumë./Gazeta Sinjali/