Aktorja e famshme, Angelina Jolie ka folur për fëmijët e saj.
Ajo së fundmi ka thënë se vetëm fëmijët e saj e njohin me të vërtetë se kush është.
“Unë jam më shumë vetvetja sepse nuk di të jem ndryshe, por nëse më pyesni se a më njohin njerëzit me të vërtetë, mund të them se vetëm fëmijët e mi e dinë se kush jam”, është shprehur ajo.
Ndryshe, Jolie në një intervistë për Extra ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale, duke përfshirë edhe filmin e ri ‘The One And Only Ivan’.
Në këtë film, aktorja do të regjistrojë zërin e një elefanti me emrin Stella, i cili do të lansohet në Disney. /Gazeta Sinjali/