Angelina Jolie ka folur se sa është e vështirë të jesh nënë e vetme e gjashtë fëmijëve, kur u shfaq në “Daily Pop” këtë javë për të diskutuar mbi filmin e saj të ardhshëm, “Those Who Wish Me Dead”, në të cilin flet për jetën në shtëpi me fëmijët e saj.
E pyetur për të gjitha, nga karriera e saj në Hollywood, përpjekjet humanitare dhe gjashtë fëmijët, 45-vjeçarja zbuloi mbështetjen simbiotike që ka me fëmijët e saj.
“Unë kam gjashtë fëmijë shumë të aftë. Sigurisht që zgjohesh dhe thjesht ndihesh sikur, ‘duhet të sigurohem se janë mirë, duhet të sigurohem se janë mirë mendërisht’, por sinqerisht, mendoj se edhe ata po mendojnë ‘duhet të sigurohem që nëna është mirë’”, deklaroi Jolie.
Jolie theksoi se ajo dhe fëmijët e saj janë një ‘ekip’ dhe ajo e konsideron veten shumë me fat për këtë gjë.
Aktorja gjithashtu preku shkurtimisht jetën e saj private, duke lënë të kuptohet se nuk është saktësisht e sigurt se çfarë kërkon te një partner. Megjithatë, ajo bëri shaka se ishte e vetëdijshme për atë që nuk shpreson të gjejë.
Jolie bëri kërkesë për divorc nga aktori Brad Pitt në shtator 2016, pas dy vitesh martesë dhe gati 12 vjet së bashku.
Në fillim të këtij viti, aktorja e “Mr. & Mrs. Smith” në një intervistë dhënë për Vogue e pranoi se ka pasur një ‘jetë mjaft të vështirë’ gjatë viteve të fundit./GazetaSinjali/