Aktorja e famshme Angelina Jolie, së fundmi ka folur për divorcin e saj nga aktori gjithashtu i njohur, Brad Pitt.
Për revistën “E!News”, ajo ka treguar se vitet e fundit të jetës së saj nuk kanë qenë aspak të qeta, transmeton Sinjali.
“Jam si gjithë të tjerat. Veçanërisht këto vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta, por kanë nxjerrë nga unë gjithë forcën që kam dhe më kanë kujtuar se mund të jem e fortë”, citohet të ketë thënë Jolie.
Gjatë gjithë kësaj kohe ajo i është dedikuar karrierës dhe fëmijëve të saj.
Para pak ditësh Angelina është parë me djalin e madh, të cilin e ka shoqëruar deri në Korenë e Jugut ku filloi universitetin./Sinjali/