Angelina është përpjekur gjithmonë të sjellë një ndryshim pozitiv në botë dhe një rol në këtë mision do të luajë edhe libri i saj i fundit.
Aktorja po bashkëpunon me Organizatën për të Drejtat e Njeriut, “Amnesty International”, për një libër të ri që do të publikohet në shtatorin e vitit 2021.
Libri do të titullohet “Njihni të Drejtat tuaja (dhe Kërkojini Ato)” dhe synon të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut.
Sipas “Amnesty International”, libri do të jetë një vizion që të gjithë të rinjtë e njohin dhe mund të kërkojnë të drejtat e tyre, pa marrë parasysh kush janë ata ose ku jetojnë. /Gazeta Sinjali/