image Merkel, e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Gjermani

Evropë

Merkel, e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Gjermani

news image

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar kundër kthimit të asaj që e quajti “pamaturi e qartë” dhe tha se rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në spitalet e Gjermanisë po e brengos shumë.

Agjencia AFP raportoi se kancelarja në largim i tha gazetës së njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se rritja e numrit të pacientëve me koronavirus duhet t’i brengos të gjithë se ajo është shumë e pikëlluar që rreth 3 milionë gjermanë të moshës mbi 60-vjeçare nuk janë vaksinuar.

“Kjo gjë (vaksinimi) do të mund ta bënte dallimin për këta njerëz dhe për tërë shoqërinë”, tha Merkel, e cila së shpejti do të largohet nga pushteti pas rreth 16 viteve në krye të ekonomisë më të fuqishme evropiane.

Të shtunën, institucioni shëndetësor që i raporton shifrat e pandemisë në Gjermani, instituti “Robert Koch”, njoftoi për 21.543 raste të reja dhe 90 të vdekur në 24 orët e fundit.

Deri më tani, gati 67 për qind e popullsisë gjermane është vaksinuar plotësisht për Covid-19.

/Gazeta Sinjali/