image Angela Merkel në shtator me vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor

Evropë

Angela Merkel në shtator me vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 13 dhe 14 shtator do të zhvilloj një turne lamtumire në Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Sinjali.

Merkel do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve më 14 shtator në Tiranë, mirëpo më parë ajo do të qëndroj në Beograd.

Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga  gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo do të takojë në biseda dypalëshe edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Tregu i Përbashkët Rajonal

Martina Fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për “Tregun e Përbashkët Rajonal.” Ajo kujtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në konferencën e tyre të fundit virtuale drejtuar nga kancelarja Merkel, më 5 korrik të këtij viti, se do të angazhohen për implementimin e saj, shkruan DW.

Fietz tha se kjo do të jetë temë e bisedave, pa hyrë më tej në hollësi për qëndrimin e kancelares rreth nismës më të fundit të tre liderëve ballkanikë, Rama, Zaev, Vuçiq, të quajtur Open Balkan. /Gazeta Sinjali/