image Angela Martini pranon se ka qenë në lidhje me Kanye West

Bota e Yjeve

Showbiz/ Angela Martini pranon se ka qenë në lidhje me Kanye West

news image

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini, e ka pranuar se ka pasur një lidhje me rep-artistin e njohur me famë botërore Kanye West.

Martini në një intervistë të dhënë për mediat e Shqipërisë, nuk ka hezituar ta konfirmojë këtë lajm, transmeton Gazeta Sinjali.

Meqë ti nuk e ke problem t’i thuash që ke pasur, ke patur diçka me Kanye West?”, e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu, e cila ka marrë përgjigjen e menjëhershme të modeles.

Po. A të thash që nuk e kam problem me të thënë?”, ka thënë Angela Martini duke qeshur.

Kujtojmë se në vitin 2011, modelja shqiptare është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Kanye West, i cili sot është bashkëshorti i Kim Kardashian.

Në atë kohë Angela i kishte mohuar këto fjalë, por që u arsyetua se atëherë nuk i pëlqente të flitej për këto gjëra./Gazeta Sinjali/

Image result for angela martini kanye west