Modelja e njohur shqiptare Angela Martini, e ka pranuar se ka pasur një lidhje me rep-artistin e njohur me famë botërore Kanye West.
Martini në një intervistë të dhënë për mediat e Shqipërisë, nuk ka hezituar ta konfirmojë këtë lajm, transmeton Gazeta Sinjali.
“Meqë ti nuk e ke problem t’i thuash që ke pasur, ke patur diçka me Kanye West?”, e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu, e cila ka marrë përgjigjen e menjëhershme të modeles.
“Po. A të thash që nuk e kam problem me të thënë?”, ka thënë Angela Martini duke qeshur.
Kujtojmë se në vitin 2011, modelja shqiptare është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Kanye West, i cili sot është bashkëshorti i Kim Kardashian.
Në atë kohë Angela i kishte mohuar këto fjalë, por që u arsyetua se atëherë nuk i pëlqente të flitej për këto gjëra./Gazeta Sinjali/