image Anëtarja e një partie në Zvicër kërkon teste të shpejta për koronavirus për të kthyerit nga Kosova

Kosovë

Anëtarja e një partie në Zvicër kërkon teste të shpejta për koronavirus për të kthyerit nga Kosova

news image

Sandra Solberger, anëtare e Këshillit Nacional të Zvicrës dhe anëtare e partisë SVP ka kërkuar teste të shpejta për ata që kthehen nga jashtë, në veçanti nga Kosova.

Siç raporton Nau.ch, nga 2 janari gati 50 aeroplanë kanë fluturuar për në Zvicër nga Kosova, e më 3 janar, 25 aeroplanë.

“Njerëzit po vijnë nga festat familjare në vendlindjet e tyre nga një vend që ka nivel shumë të lartë të infeksionit”, ka thënë deputetja zvicerane, përcjell Gazeta Sinjali.

SVP ka kërkuar nga shteti të merren masa më të rrepta.

Sipas Solberger, hyrja e Aeroportit të Bazelit është bërë e pakontrollueshme dhe testet duhet të jenë të shpejta.

/Gazeta Sinjali/