image Anëtarja e AKR-së publikon foto të Vitisë: Qe qitu në Soma një teke për qejfi

Politikë

Anëtarja e AKR-së publikon foto të Vitisë: Qe qitu në Soma një teke për qejfi

news image

Pas publikimeve e reagimeve të shumta të tollovisë te salla “1 Tetori”, ku u panë numër i madh i qytetarëve duke pritur në rend për vaksinim, anëtarja e AKR-së, Fjolla Ramadani, ka publikuar një fotografi të ministrit Arben Vitia në një kafe në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qe qitu në Soma një teke për qejfi!. Arben Vitia”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Kritika të shumta mori Qeveria Kurti, më konkretisht Ministria e Shëndetësisë për turmat e sotme.

Opozita e shoqëria civile e kritikuan Vitinë për keqmenaxhim e mospasje të një plani konkret për vaksinimin antiCOVID./Gazeta Sinjali/