Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka kërkuar vesmëri nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ta arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Zaimi ka thënë se LVV nuk dëshiron që të realizohet “plani i Thaçit për ta penguar qeverinë LV-LDK”.
“Gjatë dy javëve në vijim Lëvizja do të vazhdojë të kërkojë koalicion me LDK-në, që plani i Thaçit për ta penguar qeverinë LV-LDK, të bjerë në ujë. Por, që plani i Thaçit të mos mbijetojë, duhet edhe vendosmëria e LDK-së për koalicion me Lëvizjen. Vetëm dy javë kohë ka”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se LVV nuk dëshiron krizë institucionale dhe as vonim të buxhetit.
Sot, LVV e ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë, ndërkaq ky i fundit i ka 15 ditë afat për t’i formuar institucionet e vendit. /Gazeta Sinjali/