image Anëtari i grupit të ekspertëve për dialog distancohet nga qëndrimi i Bislimit për hapjen e arkivave

Kosovë

Anëtari i grupit të ekspertëve për dialog distancohet nga qëndrimi i Bislimit për hapjen e arkivave

news image

Robert Muharremi, i angazhuar në grupin për dialog në cilësinë e ekspertit ka reaguar lidhur me deklaratat e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me Arkivat e UÇK-së.

Ai tha se distancohet nga ky qëndrim dhe se këto deklarata kanë dëmtuar përpjekjet e delegacionit të mëparshëm që UÇK të mos përfshihet në asnjë mënyrë në diskursin rreth personave të zhdukur.

“Si pjesëtar i grupit te eksperteve ne mbështetje te delegacionit ne bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, personalisht dhe profesionalisht distancohem nga qëndrimi i delegacionit lidhur me arkivat dhe përfshirjen e UÇK ne diskursin për personat e zhdukur”, ka shkruar Muharremi në Facebook.

Muharremi ka vlerësuar se hapja e arkivave të UÇK-së ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Serbisë për të ndryshuar narrativen e “fajtoreve” për personat e zhdukur dhe për ta barazuar UÇK me Serbinë. /Gazeta Sinjali/