image Anëtarët e një familje në Zvicër hidhen nga kati i shtatë i ndërtesës, 4 prej tyre vdesin

Evropë

Anëtarët e një familje në Zvicër hidhen nga kati i shtatë i ndërtesës, 4 prej tyre vdesin

news image

Një ngjarje e rëndë dhe e paparë ndonjëherë ka ndodhur në Zvicër.

Një familje prej 4 anëtarësh dhe motra e zonjës së shtëpisë janë hedhur nga kati i 7-të i apartamentit të tyre në Vaud të Zvicrës.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 7 të mëngjesit. Kryefamiljari, gruaja e tij bashkë me motrën binjake dhe dy fëmijët e çiftit kanë marrë vendimin ekstrem dhe janë hedhur nga lartësia e banesës.

Ngjarja solli katër viktima dhe një të lënduar në gjendje të rëndë.

Kryefamiljari dhe gruaja e tij bashkë me motrën binjake dhe vajzën 8 vjeçare humbën jetën, ndërsa djali 15 vjeçar i çiftit ndodhet në gjendje kritike.

Nuk dihet ende pse familja mori këtë hap fatal dhe në mënyrë masive.

Policia po heton për të zbardhur misterin e kësaj ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

/GazetaSinjali/