image Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Meta dekreton protokollin

Shqipëri

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Meta dekreton protokollin

news image

Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të diel protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Në dekretin e tij, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se “anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjet si vijon:

– Ligj nr. 56/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”;

– Ligj nr. 57/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finalndës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.

Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.

Së bashku qëndrojmë më të fortë!

/GazetaSinjali/