image Andin Hoti rrëfen se si tentuan serbët ta kidnapojnë në mes të Zvicrës

Kosovë

Andin Hoti rrëfen se si tentuan serbët ta kidnapojnë në mes të Zvicrës

news image

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, ka rrëfyer historinë rrëqethëse kur serbët kanë tentuar ta kidnapojnë në mes të Zvicrës.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur në mars të vitit 1999, atëherë kur ai kishte vetëm 12 vjeç.

“Ne kemi shku në Zvicër, kemi qenë si azilant atje dhe unë i falënderohem shtetit zviceran për mikpritjen që i ka bërë gjithë shqiptarëve në kohë të luftës.”

“Mirëpo, unë e kam pasur një rast të hidhur kur kam shkuar atje. Momentin që kemi mbërri atje na kanë fut me një bazë ushtarake, më duket ka qenë, e mbaj mend mirë, kam qenë fëmijë 12-vjeçar.”

“Në atë kohë i ndajshin burrat prej grave në dy kate të ndryshme. Dhe e mbaj mend që mu kanë ardhë në ora 12 të natës me më marr dy ushtarë kinse me m’çu te burrat. Kjo ka ndodh në Zvicër, nuk e di kush kanë qenë ata. Gjatë tentimit për të më marr, nëna ka bërë zhurmë. Nga bërtitmat e nënës dhe grave tjera, kam shpëtuar dhe mandej e kemi kuptuar që kanë qenë serb”, tha ai në ATV.

/Gazeta Sinjali/