image Andin Hoti: Nuk janë eshtrat e babait tim, po kthehen eshtrat e viktimave të Masakrës së Rezallës

Sociale

Andin Hoti: Nuk janë eshtrat e babait tim, po kthehen eshtrat e viktimave të Masakrës së Rezallës

news image

Kryetari i Delegacionit të Kosovës për Bisedime për të Pagjeturit, Andin Hoti, ka demantuar lajmin e publikuar në një medium, i cili raportoi se janë gjetur eshtrat e profesorit Ukshin Hotit, i zhdukur 22 vjet më parë dhe ato do të kthehen së shpejti në Kosovë.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Hoti tha se eshtrat të cilat do të kthehen nuk kanë lidhje me babain e tij.

Ai tha se eshtrat u përkasin viktimave të Masakrës së Rezallës dhe ato do të kthehen në Kosovë, të enjten.

“Është ndonjë keqinformim, a ndonjë informim i qëllimshëm i gabum. Nuk ka lidhje kurrgjo me eshtra të babait tem. Janë t’u u kthy eshtrat e Masakrës së Rezallës që janë gjetur në varrezat masive të Kishevakut, por kanë me u kthy të enjten, jo sot. Nuk e di pse ka dalë ky lajm kështu. Nuk ka të bëjë kurrgjo me babin tem”, tha Hoti për Sinjalin./Gazeta Sinjali/