image Andi tregon të vërtetën për marrëdhënien me Melisën, flet për takimet pas emisionit

Bota e Yjeve

Andi tregon të vërtetën për marrëdhënien me Melisën, flet për takimet pas emisionit

news image

Ish-konkurrenti i Përputhen, Andi Shehi, ka folur për herë të parë në një intervistë që pas publikimit të fotografive të Beartit me Tean, me të cilën kishte dalë si çift nga programi.

Por gjatë kësaj jave janë shfaqur disa foto në të cilat ngjallen dyshimet se Andi dhe konkurrentja Melisa e cila është ende në emision, mund të kenë një lidhje jashtë këtij emisioni.

Ishte Fationi në fillim i cili kishte refuzuar të dilte më me Melisën dhe e kishte akuzuar se ajo ka kryer marrëdhënie me një person tjetër gjatë kohës që këta të dy po njiheshin.

Ndërsa ishte edhe ish-konkurrentja Shqipja e cila tha se dyshja janë duke bashkëjetuar dhe se Melisa e kishte përdorur Fationin vetëm për lojë.

Por, Andi gjatë intervistës në “Roped with Olsi” tregoi shumë gjëra nga jeta e tij private, si dhe për skandalin e Teas të cilat nuk janë thënë ndonjëherë.

“Melisën e kam shumë shoqe, kam shumë respekt për Melisën edhe do i thoja shumë suksese në jetë se ka për të ecë shumë para”, tha fillimisht ai.

“Kam simpati të veçantë për Melisën, me të thënë të drejtën edhe mbasi kam dalë nga emisioni jam takuar 2/3 herë, më ka ardhur te Cataleya për respekt dhe më duket shumë gocë e mirë dhe me iniciativa të larta”, shtoi Andi.

Ishte vetë Melisa ajo që i kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat për një lidhje të mundshme gjatë kohës që në emision shfaqeshin disa foto nga vende të ngjashme.

/GazetaSinjali/