image Analiza e qeverisjes, Rama: Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

Shqipëri

Analiza e qeverisjes, Rama: Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur sot në Shëngjin kabinetin qeveritar, në një takim të zgjeruar dyditor ku në fokus janë objektivat për vitin 2024.

“Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale krahas fotove të publikuara.

Kabineti qeveritar, grupi parlamentar dhe sekretariati i kësaj force kanë diskutuar prej mëngjesit të sotëm për organizimin si në qeverisje, ashtu dhe në parlament e në parti.

Mësohet se në fokus të diskutimeve në këtë mbledhje do të jetë analiza dhe vlerësimi i punës së çdo ministrie për vitin që lamë pas.

Përveç ministrave, në këtë takim janë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, si edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

/GazetaSinjali/