Punonjësit shëndetësorë në Novi Pazar ia kthyen shpinën dhe brohoritën “hajdutë, hajdutë” për kryeministres e Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministrin e Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, gjatë vizitës së tyre në këtë vend.
Ky reagim nga punonjësit shëndetësorë të vendit i cili është shpallur vatër e koronavirusit, erdhi për shkak se ata vlerësojnë se situata epidemilogjike në Novi Pazar është “terren pjellor për politizimin dhe përhapjen e lajmeve të rreme”.
Në videon e publikuar nga televizioni Sandazak shihet se punëtorët të pajisur me bilbila, ia kanë kthyer shpinën kryeministres serbe, derisa ajo futej në Spitalin e Përgjithshëm të Novi Pazarit.
Brnabiq tha se ata janë aktivistë politikë të tre partive politike që janë në pushtet në Novi Pazar. Ajo ka kërkuar prej tyre që të përfshihen në politikë dhe të mos përdorin situatën e vështirë epidemiologjike për konfrontime politike.
“Kjo nuk është një luftë afatshkurtër. Politizimi do të dështojë. Ka ilaçe dhe ka pajisje mjekësore. Kjo nuk është një luftë për pushtet por për jetë. Askush nuk do të na ndalojë”, citohet të ketë thënë Ana Brnabiq gjatë fjalimit të saj, i cili u përcoll me thirrjet e qytetarëve “ Ana, largohu”, “Meho, hajdutë” ./Gazeta Sinjali/