Dy mbrojtësit e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda kanë hyrë në formacionin e muajit në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Sajti “WhoScored” ka zbuluar 11-shen më të mirë për muajin janar në elitën e futbollit italian, ku pjesë e saj janë edhe dyshja kosovare.
Vojvoda në pozitën e mbrojtësit të majtë me notë mesatare prej 7.49 për këtë muaj fitoi duelin ndaj yjeve si Theo Hernandez, Robin Gosens, Alex Sandro për atë pozicion.
Përderisa kapiteni i dardanëve, Rrahmani me notën mesatare 7.26 për këtë muaj fitoi betejën ndaj shumë qendërmbrojtësve me emër që janë në Itali, si: De Ligt, Bonucci, Chiellini, Skriniar, Smalling etj.
Vojvoda në këtë muaj asistoi dy herë, kurse Rrahmani shënoi një gol.
Formacioni më i mirë i këtij muaji është ky: