image Amerikës i duhen vite me radhë për ta rimarrë veten nga pasojat e koronavirusit

Botë

Pandemia/ Amerikës i duhen vite me radhë për ta rimarrë veten nga pasojat e koronavirusit

news image

4.4 milionë amerikanë të tjerë kanë paraqitur ankesa për papunësinë javën e kaluar, duke çuar në total numrin e njerëzve që kanë humbur punën në pesë javët e kaluara në 26.5 milionë.

Presidenti Donald Trump mendon se ankesat për papunësi do marrin fund pasi të fillojë sërish jeta normale dhe bizneset të hapen, klientët do jetë të lirë të blejnë dhe të shpenzojnë përsëri.

Por nga frika e koronavirusit shumë biznese si dyqane, restorante, bare dhe kinema do hapen me kapacitet të zvogëluar dhe nuk ka asnjë garanci që njerëzit do fitojnë sërish vendin e punës që kanë pasur.

Më pak punëtorë do të thotë më pak njerëz me para për të blerë makina dhe për të shkuar me pushime, që do të thotë se industri si turizmi, argëtimi dhe mikpritja nuk do e rimarrin veten shumë shpejt.

Pasi të fitohet beteja kundër koronavirusit, lufta për të ringjallur Amerikën ka të ngjarë të vazhdojë për vite me rradhë. /Gazeta Sinjali/