Një drejtues i lartë i talebanëve dhe 15 militantë të tjerë u vranë nga një sulm i dronëve amerikanë, në rajonin e Shindandit në Afganistan.
Ushtria amerikane bën të ditur se pas kërkesës së forcave të sigurisë afgane, u organizua një sulm ajror me dron, ku mbeti i vrarë Mullah Nangyalai, i konsideruar si një komandant tepër i rëndësishëm i militantëve talebanë.
Mediat lokale raportojnë se në këtë sulm ajeror, përveç 30-35 talebanëve, mbetën të vdekur dhe të paktën 40 civilë, mes tyre gra dhe fëmijë.
Zyrtarët afganë ende nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar për këtë sulm të avionëve amerikanë ./Gazeta Sinjali/