image Amerika u ofron dëmshpërblim familjarëve të 10 civilëve që i vrau me dron

Botë

Amerika u ofron dëmshpërblim familjarëve të 10 civilëve që i vrau me dron

news image

Për familjarët e dhjetë civilëve që u vranë në një sulm të gabuar me dron në muajin gusht në Afganistan, pentagoni ka ofruar një shumë të parave që ende nuk dihet, si dëmshpërblim ngushëllues.

Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së bëri të ditur se ka bërë një zotim që përfshin edhe pagesa ngushëlluese, përpos punës me Departamentin e Shtetit për përkrahje ndaj anëtarëve të familjes që janë të interesuar të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara.

Në sulmin e 29 gushtit mbetën të vrarë Zemari Ahmbadi dhe nëntë familjarë të tij.

Viktimat ishin të pafajshme dhe nuk kishin lidhje me degën e ISIS-it në Afganistan si dhe nuk paraqisnin rrezik për forcat amerikane, tha John Kirby, sekretar për media i Pentagonit.

Në mesin e të vrarëve ishin shtatë fëmijë, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Sinjali.

Pentagoni kishte thënë se cak i sulmit me dron ishte një sulmues vetëvrasës, i cili përbënte rrezik të menjëhershëm ndaj trupave të udhëhequr nga ShBA-ja në kohën kur po përfundohej tërheqja nga Afganistani.

Sulmi me dron u krye vetëm tri ditë pasi një sulmues vetëvrasës i ISIS-it vrau 13 ushtarë amerikanë e dhjetëra civilë afganë, të cilët ishin grumbulluar para portave të aeroportit të Kabulit, duke kërkuar me dëshpërim që të siguronin nga një ulëse në aeroplanët që i largonin njerëzit nga vendi. /GazetaSinjali/