Qeveria e Kosovës nga 1 prilli hoqi taksën 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe boshnjake, për ta zëvendësuar me masën e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.
Por, kjo masë po kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët po kërkojnë nga Kosova të mos vendosë asnjë masë tarifore ndaj Serbisë. Duke vlerësuar se këto masa lëndojnë popullin e Kosovës dhe ngulfatin ekonominë e saj.
Por, vetë presidenti amerikan Donald Trump janë “simpatizues” të reciprocitetit.
Presidenti Donald Trump, në një fjalim në vitin 2017 në “Love Store” thjesht informoi botën se fjala e tij e preferuar është “reciprociteti”, veçanërisht në kontekstin e tregtisë së lirë.
“Theodore Rosevelt në mesazhin e tij të parë drejtuar Kongresit deklaroi se ‘reciprociteti’ – fjala ime e preferuar, reciprociteti – sepse ne kemi vende që na vendosin 100 për qind taksë ndaj një produkti, dhe kur ai produkt shitet prej tyre tek ne, ne në mënyrë të hatashme nuk i ngarkojmë me asgjë. Dhe njerëzit thonë, oh, kjo është tregtia e lirë. Jo, kjo është tregti e marrë. Kjo është tregti vërtet e marrë. Është e jashtëzakonshme. Ju në të vërtetë do të keni njerëz që thonë- “Jo, ne nuk mund ta bëjmë atë. Kjo është tregtia e lirë. “Është thjesht – kjo është e jashtëzakonshme, por çfarë do të bësh. Oh, çfarë ndodh në Uashington, thjesht nuk do t’i besosh gjërat. Por ‘reciprociteti duhet të trajtohet si shërbëtor i mbrojtjes’. Dhe William McKinley deklaroi se ‘ne duhet të kujdesemi së pari për kombin tonë dhe industritë e saj’”, kishte deklaruar presidenti Trump në vitin 2017./Gazeta Sinjali/