Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka – Nimani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në ShBA. Ajo është takuar dje me zëvendësndihmës – Prokurorin e Përgjithshëm të ShBA-ve dhe Këshilltarin për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce C. Swartz, me të cilin diskutuan rreth gjyqësisë kushtetuese në Kosovë.
Për këtë takim kanë njoftuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kjo ambasadë përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të plotësohen vendet vakante në të.
“Institucionet e pavarura të drejtësisë në Kosovë janë jetike për demokracinë e saj. Është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të plotësohen vendet e lira në Gjykatë”, thuhet në postimin e Ambasadës.