image Amerika hakmerret ndaj ISIS-it, kryen sulmin e parë

Botë

Amerika hakmerret ndaj ISIS-it, kryen sulmin e parë

news image

Pas sulmit në aeroportin e Kabulit që vrau 13 pjestarët e shërbimit amerikan dhe 170 persona të tjerë, ushtria amerikane njoftoi për sulmin e parë hakmarrës në Afganistan, pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan përsëri qytetarët amerikanët që të largoheshin nga aeroporti për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Forcat ushtarake të SHBA-së kryen një operacion kundër terrorizmit sot kundër një planifikuesit të ISIS-K “, tha kapiteni Bill Urban, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, në një deklaratë të shtunën në mëngjes, duke iu referuar të personave të lidhur ngushtë me Shtetit Islamik në Afganistan, i njohur gjithashtu si Shteti Islamik Khorasan i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së enjtes,

Sulmi ajror pa pilot ndodhi në provincën Nangarhar të Afganistanit,” tha kapiteni Urban. “Indikacionet fillestare janë se ne e kemi vrarë objektivin. Ne nuk dimë për viktima civile”, raporton The New York Times transmeton Gazeta Sinjali.

Që nga pushtimi i udhëhequr nga ShBA-të për gati dy dekada, sulmi në aeroport ishte një nga më vdekjeprurës.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se “një sulm tjetër terrorist në Kabul ka të ngjarë”, duke shtuar se “Kërcënimi është në vazhdim dhe është aktiv. Trupat tanë janë ende në rrezik”, transmeton Gazeta Sinjali. /GazetaSinjali/