image Ambasada amerikane e mirëpret dënimin ndaj Ratko Mladiqit

Rajon

Ambasada amerikane e mirëpret dënimin ndaj Ratko Mladiqit

news image

Amabasada Amerikane në Bosnjë dhe Hercegovinë ka mirëpritur vendimin e sotëm nga Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës e cila i ka rikonfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm Ratko Mladiqit.

Ambasada ka vlerësuar se rikonfirmimi i dënimit është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies të atyre të cilët kanë prodhuar vuajtje për popullatën e Bosnjës e Hercegovinës.  

Ambasada apelon që palët të respektojnë vendimet e gjykatës.

 “Ne i nxisim të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e gjykatës dhe të përkushtohen në pajtimin e vazhdueshëm dhe bashkëjetesën paqësore thelbësore për të ardhmen e një Bosnje e Hercegovine të qëndrueshme dhe të sigurt që mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së” thuhet në reagimin e ambasadës që është postuar në Twiter.

 /Gazeta Sinjali/