image Ambasda franceze uron Hotin, ia përmend rifillimin e dialogut

Politikë

Ambasda franceze uron Hotin, ia përmend rifillimin e dialogut

news image

Ambasada e Francës në Kosovës ka uruar Avdullah Hotin për zgjedhjen kryeministër, shkruan Gazeta Sinajli.

Përmes një deklarate, kjo ambasadë thotë se dëshiron të ketë bashkëpunim të ngushtë me Hotin dhe kabinetin e tij.

“Urime z. Avdullah Hoti për zgjedhjen e tij Kryeministër dhe shumë suksese gjatë mandatit të tij. Ambasada dëshiron të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm me të dhe ekipin e tij”, thuhet nël deklaratë.

Tutje, kjo ambasadë ia kujton kryeministrit dhe qeverisës së re, sfidat me të cilat do të përballen, duke ia përmendur edhe rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Sfidat me të cilat përballet qeveria e tij janë të shumta, duke filluar me trajtimin e krizës shëndetësore, vazhdimin e reformave, konsolidimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe rifillimin e dialogut, nën udhëheqjen e Bashkimi evropian”, thuhet në deklaratën e Ambasadës”, përfundon deklarata./Gazeta Sinjali/