image Ambasadorja gjermane në Serbi: Shtysa për përparim në dialog duhet të vijë nga Beogradi dhe Prishtina

Politikë

Ambasadorja gjermane në Serbi: Shtysa për përparim në dialog duhet të vijë nga Beogradi dhe Prishtina

news image

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka një qendror kur bëhet fjalë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Mezi presim pjesëmarrjen e kryeministres Ana Brnabiq në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit, të organizuar nga kancelari Olaf Scholz”, tha për Blic ambasadorja Konrad, shkruan n1nfo.

Konrad theksoi se dialogu ka një rol qendror edhe kur bëhet fjalë për lirimin e resurseve për detyrat qendrore të zhvillimit të dy vendeve dhe për procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

“Këto synime nuk duhet të harrohen”, tha ambasadorja gjermane në Beograd dhe theksoi se shtysa për përparim në dialog duhet të vijë nga Beogradi dhe Prishtina, dhe theksoi se “e mbështesin plotësisht rolin koordinues të të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak”.

Konrad vuri në dukje se rritja e çmimeve të energjisë dhe disponueshmëria e reduktuar shpesh në mënyrë dramatike e disa burimeve të energjisë, janë një problem në të gjithë Evropën.

“Është e qartë se zgjidhjen mund ta gjejmë vetëm së bashku. Një pyetje e rëndësishme për ne është se si mund t’i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në çështje të rëndësishme të sigurisë energjetike dhe është e qartë se diversifikimi i burimeve të energjisë, nëpërmjet zgjerimit të burimeve të rinovueshme dhe, për shembull, duke përdorur potencialin e plotë të era dhe dielli, luajnë një rol qendror në gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Conrad.

/GazetaSinjali/