image Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri falënderon Cakajn: Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju

Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri falënderon Cakajn: Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju

news image

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas ndryshimeve të sotme në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Kim e ka falënderuar Gent Cakajn pas dorëheqjes së tij nga pozita që kishte si ministër në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, gjersa shtoi se miqësia midis dy vendeve vazhdon për shkak të udhëheqësve si Cakaj.

“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit”, shkroi Kim.

/Gazeta Sinjali/