image Ambasadorja britanike në Serbi: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të sillte përfitime të mëdha

Rajon

Ambasadorja britanike në Serbi: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të sillte përfitime të mëdha

news image

Ambasadorja britanike në Serbi, Sian MacLeod, ka thënë se Britania e Madhe do të bëjë gjithçka për të mbështetur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadorja britanike në Serbi, Sian McLeod, në një intervistë për Tanjug tha se normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e sheh si një element shumë të rëndësishëm të stabilitetit të ardhshëm.

Kjo është mbi të gjitha një shenjë e qartë e angazhimit të vazhdueshëm dhe të fortë politik të qeverisë britanike ndaj rajonit“, tha MacLeod.

Në mbështetje të përkushtimit të Britanisë së Madhe për zgjidhjen e problemit të Kosovës, MacLeod thekson rëndësinë e emërimit të Stewart Peach si të dërguar special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.

/GazetaSinjali/