image Ambasadori ukrainas në Serbi: Putin ka thënë se pas luftës në Ukrainë, do të merret me Kosovën

Politikë

Ambasadori ukrainas në Serbi: Putin ka thënë se pas luftës në Ukrainë, do të merret me Kosovën

news image

Ambasadori ukrainas, Volodymyr Tolkach, sipas mediave serbe, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se “do të merret me Kosovën, pas luftës në Ukrainë”.

“Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se pas luftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë, prandaj duhet të pyesim veten se çfarë mund të pritet nga një veprim i tillë”, u shoreh Tolkach.

Mediumi serb opozitar, “Danas”, ka cituar këtë deklaratë të ambasadorit, i cili tutje shtoi: “…kjo është arsyeja pse duhet të pyesim vetën se çfarë mund të pritet pas një lëvizje të tillë”.

“Lufta në Ukrainë nuk ka filluar një vit më parë, por tetë vite më parë, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi konflikte në Donbass.” – ka thënë ai.

Theksojmë se nesër, më 24 shkurt 2023, bëhen një vit që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Një vit më vonë, mijëra civilë kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe dhjetëra mijëra trupa ushtarakë të vrarë a plagosur nga atë dyja palët.

Ndërkaq, sot ot në seancën e Kuvendit të Kosovës është mbajtur një minutë heshtje për të gjithë viktimat që kanë rënë në Ukrainë si pasojë e agresionit rus.

/GazetaSinjali/