image Ambasadori ukrainas - Gjermanisë: Mos i strehoni rusët që ikin nga mobilizimi ushtarak

Botë

Ambasadori ukrainas – Gjermanisë: Mos i strehoni rusët që ikin nga mobilizimi ushtarak

news image

Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i ka kërkuar Gjermanisë të mos strehojë burrat rusë që kanë ikur nga vendi i tyre për t’iu shmangur mobilizimin ushtarak, duke i përshkruar ata si një “rrezik për sigurinë”.

Ata janë “të rinj që nuk janë penduar, por duan të shmangin shërbimin ushtarak”, tha ai më 30 tetor, në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag.

Qindra mijëra rusë janë larguar nga Rusia që kur presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizimin ushtarak në fund të shtatorit.

Makeyev shprehu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Ukrainës, por tha se Berlini duhet të lëvizë me “më shumë shpejtësi”.

“Kur shikoj veprimet e Gjermanisë në këtë luftë, ndonjëherë mendoj: ‘Ka një makinë sportive gjermane që lëviz në autostradë 30 kilometra në orë’”, tha ambasadori.

Në fund të fundit, Gjermania ndihmon, “por vetëm kur është pothuajse tepër vonë”, shtoi ai.

Makeyev u emërua ambasador i Ukrainës në Gjermani më 24 tetor, duke zëvendësuar Andriy Melnyk, i cili u largua në korrik./REL

/GazetaSinjali/