image Ambasadori Ukelli i dorëzon letrat kredenciale presidentes së Zvicrës

Politikë

Ambasadori Ukelli i dorëzon letrat kredenciale presidentes së Zvicrës

news image

Ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli, i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentes së Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Pas pjesës ceremoniale që u mbajt më 13 tetor, në një bisedë të shkurtër presidentja zvicerane dhe ambasadori Ukelli diskutuan mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, sidomos nevojën për të nxitur e thelluar bashkëpunimin ekonomik.

Kujtojmë që Ukelli ishte ambasadori i Kosovës në Japoni (2010), në Hungari (2013) dhe në Austri (2015)./Gazeta Sinjali/