image Ambasadori Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, zgjerimi mbetet politikë kyçe

Politikë

Ambasadori Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, zgjerimi mbetet politikë kyçe

news image

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga vendet e rajonit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Bashkimit Evropian në Kosovë nga ku është thënë se është diskutuar për të ardhmen edhe vizionin e BE-së për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“E ritheksova edhe një herë që e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe që zgjerimi mbetet politikë kyçe e jona”, ka thënë Szunyog. /Gazeta Sinjali/