image Ambasadori spanjoll në Serbi kërkon të formohet Asociacioni

Politikë

Ambasadori spanjoll në Serbi kërkon të formohet Asociacioni

news image

Ambasadori spanjoll në Serbi, Raul Bartolomeo Molina, ka deklaruar sot në një takim se ishte e nevojshme të formohej Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në mënyrë që të kishte normalizim marrëdhëniesh mes Beogradit dhe Prishtinës.

Këto deklarata ambasadori i shtetit mos-njohës të Kosovës i bëri pas takimit që kishte me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare, Borko Stefanoviqin.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Serbisë, Bartolomeo ka shtuar se Bashkimi Evropian mbështet këtë propozim për vazhdimin e dialogut, raporton Kosovo-Online.

Stefanoviqi, që dikur kishte qenë kryenegociator i Serbisë, falenderoi diplomatin spanjoll për (sic) mbështetjen aktive të Spanjës për integritetin territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Molina i ka kërkuar Serbisë po ashtu që të harmonizojë politikën e jashtme të saj me atë të BE-së për t’i vënë sanksione Federatës së Rusisë.

/GazetaSinjali/