Ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, tha se Spanja nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, sepse ajo respekton të drejtën ndërkombëtare.
“Spanja nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, sepse ajo respekton të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë ambasadori.
Ai ka pohuar se kjo mosnjohje shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare.
“Nga ana tjetër, mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur nga deklarata e njëanshme e pavarësisë së atij territori”, deklaroi diplomati spanjoll në Beograd.
Krejt në fund ai ka thënë se ata nuk janë nën presion për të ndryshuar pozicionin e tyre, dhe se sipas tij: pozicioni i vendit në lidhje me mosmarrëveshjen mbi territorin e Kosovës nuk është as kapriçoz dhe as arbitrar, por është rezultat i respektimit të ligjit ndërkombëtar.