image Ambasadori rus sulmohet me ngjyrë të kuqe në varrezat e Polonisë (VIDEO)

Evropë

Ambasadori rus sulmohet me ngjyrë të kuqe në varrezat e Polonisë (VIDEO)

news image

Pamjet e lajmeve kanë kapur ambasadorin rus duke u mbuluar me bojë të kuqe nga një turmë protestuesish në Varshavë.

Turmat rreth tij brohorisnin “fashistë” teksa hidhej boja.

Sergei Andreev ishte përpjekur të vendoste lule në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Ditën e Fitores së Rusisë, shkruan skynews.

Pamjet e incidentit u shpërndanë gjithashtu nga agjencia ruse e lajmeve RIA, por audio e turmave duke brohoritur u hoq.

/GazetaSinjali/