image Ambasadori rus në veri – Rama: Teatër i rrezikshëm, shkrepsa që ndezi godinat në veri

Politikë

Ambasadori rus në veri – Rama: Teatër i rrezikshëm, shkrepsa që ndezi godinat në veri

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Prishtinë, në vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së mandatit të tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për situatën e krijuar në veri.

“Nuk kam pasur një bisedë me presidentin Vuçiq, apo si shumë herë miqtë e mi nga Kosova në rrjetet sociale thonë me vëllanë tim Vuçiq, nuk ka për çfarë të biseduar pasi që kushtet janë që e drejta është me Kosovën ne jemi në krahë të Kosovës”.

Madje ai e ka quajtur teatër të rrezikshëm, shkuarjen e ambasadorit rus në veri të vendit.

Çka do ambasadori rus, mund të ma thoni?”.

“Ne e mbështesim dialogun 100%. Çka do ambasadori rus, kjo është njëjtë sikur ambasadori amerikan të shkonte në kufi dhe të shikonte se çfarë po bëjnë njësitet speciale. Ky është teatër, madje teatër i rrezikshëm”, 

“Në fakt është shkrepsa që ndez godinat e regjistrimit të makinave”, tha Rama për praninë e ambasadorit rus në veri të vendit.

/Gazeta Sinjali/