image Ambasadori rus në SHBA shkon “për konsultime” në Moskë

Botë

Ambasadori rus në SHBA shkon “për konsultime” në Moskë

news image

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara u kthye për konsulta në Moskë më 21 mars.

Rusia, e tërhoqi ambasadorin e saj në Washington, më 17 mars, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një interviste e quajti “vrasës” homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Deklarata e Bidenit nxiti reagimin e Putinit i cili tha se ai uron homologut amerikan “shëndet të mirë” duke shtuar se “njerëzit kanë prirje të iu referohen tjerëve ashtu siç e shohin me të vërtetë veten e tyre”.

Intervista e Bidenit u transmetua vetëm pak kohë pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, që tregon se Putin “ka autorizuar një varg organizatash qeveritare ruse që të ndikonin në operacione, me qëllim të denigrimit të kandidaturës së presidentit, Joe Biden dhe Partisë Demokratike, duke përkrahur ish-presidentin, Donald Trump, për të minuar besimin publik në procesin zgjedhor dhe për të rritur ndarjet sociopolitke në Shtetet e Bashkuara”. Kremlini menjëherë pati mohuar gjetjet e raportit, duke thënë se ato ishin “absolutisht të pabazuara”.

Ambasadori rus, Anatoli Antonov, iu tha agjencive se do të qëndronte në Moskë “sipas nevojës” dhe se ishin caktuar disa takime.

Pala ruse gjithmonë ka theksuar se ne jemi të interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane në të njëjtën masë si kolegët tanë amerikanë”, u citua ai nga agjencia TASS./GazetaSinjali/