image Ambasadori rus në Britani: Putin nuk do të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë

Botë

Ambasadori rus në Britani: Putin nuk do të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë

news image

Ambasadori rus në Britani, Andrei Kelin, ka thënë se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në luftë me Ukrainën.

Kelin u shpreh se ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit.

“Kjo nuk ka të bëjë me operacionin aktual”, tha ambasadori rus, shkruan BBC.

Kur Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të shkurtit, menjëherë pas pushtimit, ai u perceptua gjerësisht si një paralajmërim. Putin fajësoi zhvillimin e agresionit nga Perëndimi dhe NATO.

Por Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace e quajti atë një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga çfarë po shkon keq në Ukrainë.

/GazetaSinjali/