image Ambasadori Martin Berishaj ftohet në Komision Hetimor për skandalin 600 mijë eurosh (Dokument)

Politikë

Ambasadori Martin Berishaj ftohet në Komision Hetimor për skandalin 600 mijë eurosh (Dokument)

news image

Krerët e institucioneve, të partive politike, ndërmarrjeve publike e ambasadorë kosovarë, do të jenë pjesë e intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Front Online ka siguruar dokumentin në të cilin figuron edhe emri i ambsadorit Martin Berishaj.

Në media është raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pos dyshimeve se transferoi 600 mijë euro para të gatshme nga Mali i Zi në Slloveni, dyshohet për tregti të energjisë elektrike me Koorporaten Energjetike të Kosovës, në kohën kur vendi përballej me krizë.

Madje, ai përmes kompanisë GEN ku është këshilltar, arriti që energjinë elektrike të prodhuar në Kosovë ta blejë me 105 euro për megavat.

Ndërkaq në të njëjtën periudhë, ia shiti KEK-ut dyfish më shtrenjtë, 255 euro për megavat.

/GazetaSinjali/