Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, u ka rikujtuar qytetarëve të Kosovës se pasi që ka ardhur sezoni i dimrit duhet pasur kujdes kur planifikojnë të qëndrojnë jashtë për shkak të ndotjes së ajrit.
Këtë ai e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.
“Pasi dimri ka filluar, vetëm t’ua rikujtojë se mund të përdorni aplikacionin e ambasadës për cilësinë e ajrit, për tu siguruar që ju dhe të dashurit e juaj kur do të bëni plane për të qëndruar jashtë apo për të shmangur qëndrimin jashtë kur ajri është i ndotur”, ka shkruar Kosnett në Twitter./Gazeta Sinjali/