Drejtues të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Në takim me ambasadorin Kosnett, përveç kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, ishte i pranishëm edhe nënkryetarët Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti.
Temë e takimit mësohet se ishin edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht mundësisë së arritjes së një marrëveshje në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Sinjali/